“Ndërpritet greva” – Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me punëtorët e “Pastrimit”

“Ndërpritet greva” – Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me punëtorët e “Pastrimit”

Pas krizës disa ditëshe me mosmarrëveshje dhe grumbullim mbeturinash në kryeqytet, Komuna e Prishtinës dhe Këshilli Grevist i Ndërmarrjes Publike “Pastrimi” kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës së punëtorëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Marrëveshja u arrit pas disa ditësh protestë para objektit të komunës dhe me përfshirjen aktive të zyrtarëve komunalë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook konfirmoi arritjen e pajtimit me përfaqësuesit e punëtorëve, duke bërë të ditur se institucionet komunale kanë qenë vazhdimisht në përpjekje për ta zgjidhur situatën, përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë dhe propozimit për subvencionimin e pagave.

“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë – ne i kemi mbështetur punëtorët dhe kemi insistuar që të gjendet një zgjidhje. Në disa seanca kemi propozuar subvencionimin e pagave që të mos cenohet paga e punëtorëve. Kemi pritur dhe takuar përfaqësuesit e tyre dhe i kemi marrë kërkesat e tyre seriozisht. Sot jemi pajtuar me punëtorët, por kjo nuk do të thotë se jemi pajtuar edhe me menaxhmentin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, i cili fatkeqësisht ka ndihmuar në përhapjen e dezinformatave. Është lënë kryeqyteti me mbeturina për shkak të kësaj situate,” tha Dushi.

Ai shtoi se është vendosur që çështja e pagesave për periudhën janar–maj të procedohet në gjykatë, ndërsa fondet e inkasuara nga qytetarët do të transferohen me urgjencë në llogarinë e ndërmarrjes. Po ashtu, lista me paguesit e rregullt do t’i dorëzohet ndërmarrjes “Pastrimi”.

Related Articles