Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit me kërkesë të LVV-së, nuk i kanë numrat për Haxhiun

Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit me kërkesë të LVV-së, nuk i kanë numrat për Haxhiun

Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, në tentativën e katërt për konstituim të Kuvendit.

Këtë e propozoi deputeti i Kuvendit nga LVV, Glauk Konjufca, pasi tha se kësaj partie i duhet më shumë kohë në mënyrë që të mbledhë numrat për kryeparlamentar.

Konjufca tha se zgjedhja e kryeparlamentarit do të duhej të ishte me logjikë të njëjtë me votimin për nënkryetarë të Kuvendit.

Kërkesën e Konjufcës e miratoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili po ashtu është nga radhët e LDK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles