Ka humbur jetën 32 vjeçarja e cila ishte përfshirë në aksidentin e ndodhur në Koshare të Ferizajt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R (F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndryshe, aksidenti fatal kishte ndodhur më datë 6 qershor, ku të vdekur kishin mbetur katër persona të së njëjtës familje.
Viktimat ishin:
N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit
XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,