Ndërron jetë viktima që pësoi aksident para dy javësh në Lipjan

Ndërron jetë viktima që pësoi aksident para dy javësh në Lipjan

Të mërkurën ka ndërruar jetë viktima që po trajtohej në QKUK si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur më datë 04.08.2023 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Bajram Gashi, Lipjan  04.08.2023 – 15:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksidentit, me datën 16.08.2023 ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Related Articles