Ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit e cila ishte paraparë të luhej sot nga ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan në kuadër të Kupës se Kosovës është shtyrë për shkak të borës.
Siç merr vesh Gazeta Enigma ndeshja pritet të luhet neser ( e hënë) me të njëjtin termin nga ora 13:00.
Kujtojmë që Prishtina ndeshjet si vendas do t’i luajë në Lipajan për shkak se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është në gjendje të mirë për t’i zhvilluar lojërat.