Shqipëria sot do të zhvilloj ndeshjen e saj të tretë dhe të fundit në grupin B.
Kombëtarja shqiptare përballë do ta ketë atë spanjolle.
Sfidë kjo që do të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në Dusseldorf, ku pritet të ketë një numër të madh të tifozëve që do e përcjellin nga afër.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë informacione të rëndësishme për tifozët që lojën do e shohin nga stadiumi.
“Dyert për tifozët në stadiumin e Dusseldorfit do të hapen tri orë para nisjes së ndeshjes dhe procedura e hyrjes do të jetë e njëjtë”.
Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”.
Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit.
Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.
Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA.
Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.
Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tre Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Vieëing Rheinufer.
Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.”, njofton FSHF-ja. /Gazeta Enigma