Janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për Champions League dhe një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve të Europa League.
Në ndeshjet e Champions League, Salsburgu i Austrisë me mund të madh ka shënuar fitore ndaj Danezëve të Brondby-t, ndërsa skuadra e Sherif Tiraspol ka shënuar fitore të lehtë në takimin e saj me kampionin e Kroacisë, skuadrën e reprezentuesit të Kosovës, Lirim Kastrati, i cili fare nuk është paraqitur.
Ndeshja tjetër e Champions League, Monaco vs Schachtar Doneck, ka qenë kulmi i befasisë së mbrëmjes, pasi Ukrainasit kanë impresionuar për të mire, duke shënuar fitore minimale me golin e minutës 19’ të pjesës së parë nga Pedrinho.
Në ndeshjen e vetme të vlefshme për Europa League, Crvena Zvezda nga Beogradi ka shënuar fitore të thellë ndaj skuadrës Rumune, SFR Cluj (4:0).
Rezultate janë këto:
Champions League
RB Salsburg – Brondby 2 – 1
Sherif Tiraspol – Dinamo Zagreb 3 – 0
Monaco – Shakhtar Donetsk 0 – 1
Europa League
Crvena Zvezda – SFR Cluj 4 – 0