Llapi fiton Superkupën e Kosovës në Futboll

Llapi fiton Superkupën e Kosovës në Futboll

Pas një ndeshje dramatike skuadra e Llapit ka fituar me plotë meritë Superkupën e Kosovës, pasi ka qenë bindëse në takim me Prishtinën duke shënuar fitore 1 : 3.

Ndeshja në kohën e rregullt është mbyllur me rezultat të barabart 1 : 1, me golat e shënuar nga Oto John në minutën 66’ për Prishtinën dhe Festim Alidema në minutën 86’ nga pika e bardhë për Llapin.

Me këtë rezultat është mbyllur sfida, ndërsa më pas Llapi ka dominuar në tërësi lojën, duke shënuar dy gola në vazhdime, nga Veliu në minutën 102’ dhe Festim Alidema nga pika e bardhë në minutën 114’.

Related Articles