Ndeshjet e së shtunës në Premier League dhe debutimi i Ronaldo-s

Ndeshjet e së shtunës në Premier League dhe debutimi i Ronaldo-s

Ndeshjet e së shtunës në Premier League do jenë interesante, ku pritet të debutojë edhe Cristiano Ronaldo me Manchester United.



Ndeshjet do fillojnë me duelin me Crystal Palace dhe Tottenham Hotspur në ora 13:30.

Crystal Palace do kërkoj fitoren e parë, ndërsa Tottenham të cilët nuk kanë humbur ende asnjë ndeshje, do synojnë ta zgjasin rrugëtimin e tyre të fitoreve.

Pas përfundimit të duelit të parë, do fillojnë gjashtë ndeshje të tjera në ora 16:00.

Ndeshja më interesante do jetë ajo mes Manchester United dhe Newcastle United, ku pritet të bëjë debutimin e tij, Cristiano Ronaldo.

Trajneri i “djajve të kuq”, ka bërë të ditur se Ronaldo do të luaj gjithsesi, por nuk është e sigurt nëse ai do startojë.

Manchester City do ketë një ndeshje mjaft të vështirë, ku do përballen me Leicester City-n të cilët gjithmonë përbëjnë probleme për City-n.

Gjatë orës 16:00 do luajnë edhe Arsenal përballë Norwich City, të cilët nuk kanë fituar ende asnjë pikë.

Pas këtij dueli, të paktën njëra nga ekipet do fitojë pikët e para.

Duele të tjera gjatë orës 16:00 do jenë edhe mes Brentford e Brighton, Southampton – West Ham dhe Watford – Wolves.

Ndërsa për të mbyllur të shtunën e Premier League, do përkujdesen Chelsea me Aston Vila-n, të cilët do fillojnë në or 18:30.

Kampionët evropian do kërkojnë fitoren gjithsesi, pasi ndeshjen e fundit e barazuan përballë Liverpool-it me rezultat 1:1.

Momentalisht, Tottenham radhiten të parët me 9 pikë, ndërsa pozitat West Ham, Chelsea, Liverpool dhe Everton kanë nga 7 pikë.

Related Articles