Skuadra e Gjilanit po qëndron në Turqi, me çrast do t’i mbajnë edhe katër ndeshje miqësore.
Kampionët e SC “Gjilanit” kanë nisur kështu fazën e dytë përgatitore, teksa atë të parën e kishin mbyllur në Shqipëri.
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi “Gjilani” i ka bërë të ditura datat dhe ekipet me të cilat edhe do të zhvillohen ndeshjet.
Ndryshe, ditë më parë u bë e ditur se ekipit të Gjilanit i është bashkuar futbollisti Elton Cale, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet të arrijnë edhe dy futbollistët Aziz dhe Razak Keita. /Gazeta Enigma/.