Në Deçan këtë të shtune, janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre.
Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Të dielen, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq, sulmuesi nuk është identifikuar ende./Gazeta “Enigma”/