Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar dhe sipas tij “pëlqimi” nuk ka shumë vlerë.
Ai ka thënë se Kosova nuk po e shtyn marrëveshjen, por presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me mosnënshkrimin e saj.
Konjufca thotë se beson në interpretimin se në Ohër nuk ka marrëveshhje të nënshkruar.
“Neve nuk jemi që jemi duke e shty marrëveshjen. Marrëveshjen e ka shty Vuçiqi me mosnënshkrimin e saj. Unë ende mendoj që marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar. Seriozisht besoj në këtë interpretim. Çka është pëlqimi i Vuçiqit? Ai ka dhënë një pëlqim që mund të konsiderohet. Kur e qet nënshkrimin aty, duhet në bazë të këtij nënshkrimi, me ndryshu sjelljen shteti se qeveria e saj e ka nënshkruar një dokument.”, tha ai në ATV.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti vazhdimisht në deklarimet e tij publike insiston se “Marrëveshja e Ohrit” duhet të zbatohet, pasi atje është arritur një marrëveshje.