Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka iniciuar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se në një takim me drejtorin e Policisë, është dakorduar që kjo strukturë synon të ngrisë efektivitetin e policisë dhe të forcojë radhët e saj.
“Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tone”, shkroi ai.
Postimi i plotë i Sveçlës:
Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.
Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë.