Përfaqësuesja e Kosovës pritet që ta zhvillojë ndeshjen e mbetur për eleminatoriet e Evropianit ndaj Izraelit më 12 Nëntor dhe kjo rrjedhimisht ka ndryshuar edhe orarin e ndeshjeve të kampionatit elitar, shkruan Gazeta “Enigma”.
Sipari i kësaj xhiro do të hapet me ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit të premtën më 10 Nëntor, ndërkohë tri ndeshje të tjera do të luhen ditën e shtunë.
Drita do jetë mikëpritëse e Fushë Kosovës, Prishtina udhëton në Prizren për t’u përballur me Lirinë, ndërsa Llapi e pret Feronikeli ’74.
Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit do zhvillohet ditën e hënë më 13 Nëntor.
Orari i xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë:
JAVA 14 (10-11 – 12 NENTOR 2023) VIKEND E PREMTE, 10.11.2023 13:00. Malisheva – Gjilani
E SHTUNË, 11.11.2023 13:00. Liria – Prishtina 13:00. Drita – Fushë Kosova 13:00. Llapi – Feronikeli ’74
E DIEL,12.11.2023 Kosova – Izraeli
E HENE 13.11.2023 13:00. Ballkani -Dukagjini