Interes i jashtëzakonshëm, shiten për 1 orë biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

Interes i jashtëzakonshëm, shiten për 1 orë biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

FSHF njoftoi në orën 21:10 që biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe kanë dalë në shitje. Por vetëm 1 orë 20 minuta pas daljes së biletave në shitje, janë shitur të gjitha.

Tifozët kanë qenë gjatë gjithë kohës në blerje e sipër, teksa të kapësh një biletë ishte tepër e vështirë. Interes i jashtëzakonshëm nga tifozët shqiptarë të cilët si në ndeshjen përballë Çekisë e kanë “pushtuar” web-in e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kujtojmë që çmimet e biletave variojnë nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë që është më shtrenjta.

Related Articles