Më shumë se 44 miliardë euro (48.5 miliardë dollarë) janë shpenzuar për tarifat e transferimeve në të gjithë botën gjatë dekadës së fundit – me klubet angleze që kryesojnë listën e shpenzuesve më të mëdhenj.
FIFA kreu disa kërkime të gjera të transferimeve që janë bërë midis viteve 2011 dhe 2020.
Manchester City dhe Chelsea kryesojnë tabelën e skuadrave me shpenzimet më të mëdha si dy të parat, ndërsa janë 12 klubet të Ligës Premier që janë në 30 të parat.
Southampton është i 21-ti në tabelë, ndërsa ka shpenzuar më shumë se Borussia Dortmund, thuhet në raport.
Raporti shënon një dekadë që kur FIFA, lansoi sistemin e saj për përputhje të transferimeve.
FIFA prezantoi sistemin për regjistrimin e transferimeve të lojtarëve midis klubeve, duke e bërë atë të detyrueshëm në tetor 2010.
Gjatë dekadës së fundit, ka pasur shumë më tepër transferime të lojtarëve brazilianë (15,128) – dhe më shumë para të shpenzuara për ta (5,99 miliardë euro/7,070 miliardë dollarë) – sesa për futbollistë nga çdo komb tjetër.
Lexo edhe:
Mbappe për thashethemet në lidhje me të ardhmen e tij: Jam mirë, i qetë
Tarifat për agjentët arrijnë shifër e 3 miliardë euro, ndërsa Man City është shpenzuesi më i mëdh
Marrëveshjet e transferimeve janë ndër më të ndjekurat në botën mediale.
Globalisht, në vitin 2020, pak më shumë se 13 për qind e 17.185 transferimeve ishin të përhershme dhe përfshinin një tarifë, pasi shumica ishin huazim, ose shkëmbime.
Një total prej 3 miliardë euro u janë paguar agjentëve në tarifa gjatë dekadës deri në vitin 2020. Gjatë asaj kohe, pjesëmarrja e agjentëve në marrëveshje është rritur me 69.1 për qind.
Manchester City ishte klubi me shpenzimet më të mëdha midis 2011 dhe 2020, i ndjekur nga Chelsea, Barcelona, PSG dhe Real Madrid.
Dymbëdhjetë nga 30 klubet me shpenzimet më të mëdha gjatë dekadës së fundit ishin anglezë – ‘gjashtë të mëdhenjtë’ plus Leicester, Southampton, Wolves, Everton, West Ham dhe Newcastle.
Benfica mori më së shumti para nga transferimet, e ndjekur nga Sporting Lisbon, Barcelona, Chelsea dhe Atletico Madrid.
Manchester City (232) huazoi më shumë lojtarë. Chelsea (207) ishte i dyti. Swansea (146) ishin të pestët.
Klubet angleze shpenzuan (10.5 miliardë euro) për transferimet që erdhën nga një kampionat tjetër, ndërsa Spanja zë vendin e dytë.
Vendet që bën më së shumti transferime mes vete ishin Brazili dhe Portugalia (1,556 marrëveshje), e ndjekur nga Anglia në Skoci (1,239).
Më shumë lojtarë shkuan nga Anglia në Uells (846) sesa Uells në Angli (701).
Klubet portugeze fituan më së shumti nga shitjet e lojtarëve (2.956 miliardë dollarë/2.5 miliardë euro).