Katër raste të dhunës në familje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.
Një rast ka ndodhur në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, derisa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
Nën ndikimin e alkoolit, edhe një tjetër po dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas dhe djalit.
Një i dyshuar tjetër, është arrestuar në Han të Elezit, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
E një tjetër është prangosur në Prizren sepse dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëjetuesen e tij, njofton policia