Tre mjekë ligjorë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup sot pritet t’i bashkohen ekipit të ekspertëve në Sofje, i cili do taë bëjë autopsinë dhe identifikimin e trupave të personave të vdekur nga aksidenti në Bullgari.
Tre ekspertët kanë mbërritur tashmë në Sofje për të ndihmuar në përfundimin më të shpejtë të autopsisë, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Është kryer procedura e nevojshme – dërgimi i një note zyrtare për angazhimin e mjekëve në prokurorinë e Sofjes. Prokuroria është gati ta miratojë përfshirjen e ekspertëve maqedonas në procesin e identifikimit”, ka thënë Osmani./Gazeta “Enigma”/