Në ditën e të dashuruarve, Ambasada e Amerikës në Kosovë bën thirrje për vaksinim

Në ditën e të dashuruarve, Ambasada e Amerikës në Kosovë bën thirrje për vaksinim

Ambasada e Amerikës në Kosovë bën thirrje për vaksinim në ditën e Shën Valentinit, raporton Gazeta “Enigma”.



Ambasada e Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se sot për Shën Valentin, qytetarët duhet t’u tregojnë familjeve të tyre se janë të kujdesshëm, e t’i drejtohen ekipeve mobile në sheshin Zahir Pajaziti për vaksinim.

“Javën e kaluar ShBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter. / Gazeta Enigma.

Related Articles