Në fund të mandatit Caka – Nimani shpërblehet me mirënjohje për punën e saj në Kushtetuese

Në fund të mandatit Caka – Nimani shpërblehet me mirënjohje për punën e saj në Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, i ka ndarë mirënjohje kryetares së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani,raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo mirënjohje sipas Rexhepit iu nda kryetares së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e veçantë si kryetare dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me Gjykatën Supreme.

Këtë mirënjohje kryetari Rexhepi ia ndau kryetares Caka – Nimani gjatë Ceremoninë Solemne të pranimit-dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese tek kryetari në ardhje, gjyqtari Nexhmi Rexhepi. /Gazeta Enigma/

Related Articles