Një qytetar nga Istogu është arrestuar nga Policia, pasi që i njëjti derisa po qëndronte në qendrën e vaksinimit në këtë komunë, tentoi të vjedh një dozë të vaksinës, anti-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Istog 06.07.2021 – 07:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë në qendrën e vaksionimit në Istog dyshohet se kishte vjedhur një Flakon dozë të vaksinës anti Covid. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar dozën e vaksinës dhe prapë është kthyer në qendër. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta Enigma.