Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe dialogut me vendin tonë.
Ai ka ritheksuar se ka marrë garanci prej bashkësisë ndërkombëtare se Kosova do të përmbushë kërkesat e shtetit serb në shkëmbin të heqjes së barrikadave.
“Për mua është e rëndësishme që ata të përmbushin garancitë që na kanë dhënë. Për mua është e rëndësishme që ata e kanë kuptuar se dolën naivë duke e shikuar dikë që ngrinte katër baza. Lind pyetja pse i ndërtoni. Ju nuk e bëni këtë për të ndërtuar besimin me qytetarët, por për të kërcënuar njerëzit”, tha ai.
“Unë i telefonova në mëngjes përfaqësuesit evropianë dhe u kërkova të kenë kujdes. Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq dhe shtoi se “unë pres që në gjysmën e parë të janarit, njerëz të mëdhenj nga e gjithë bota të vijnë për të më mbajtur ‘leksione’”, raporton b92.
I pari i shtetit serb deklaroi se do të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por të cilat diskutime sipas tij janë një torturë.
“Pastaj do të vazhdojë tortura me Kurtin. Bisedojmë duke e ditur se nuk do të realizojë asgjë. Bisedojmë duke ditur se nuk do pajtim”, ka deklaruar ai.
Ai tha se do të mbrojë qytetarët serb në Kosovë, “A do të jetë e lehtë? Nuk do të jetë. Deri më tani nuk kanë arritur të na thyejnë as gishtin e dorës së majtë, lëre më shpinën tonë. Nuk e kam problem që shumë njerëz mendojnë se Kosova është e pavarur. Unë nuk mendoj kështu. E kam para vetes Kushtetutën e vendit dhe jam këtu për ta respektuar atë”.
Ndryshe, lidhur me komentet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, tha se është në rregull të mendosh ndryshe, por se nuk i kupton deklaratat ironike.