Tentim grabitje në një argjendari të Prishtinës

Tentim grabitje në një argjendari të Prishtinës

Në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje.

I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen dhe është arrestuar nga ana e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 18:30 është raportuar për një tentim grabitje të ndodhur në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë .

I dyshuari ka dështuar të kryej grabitjen përderisa i njejti është vënë nën kontrollë nga ankuesi i përkrahur dhe nga qytetarë të tjerë.

 I njëjti më pas është arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk raportohet për persona të lënduar./Gazeta Enigma/.

Related Articles