Në Klinikën e Mjekësisë Sportive janë vaksinuar 100% e stafit, mungojnë infermierët

Në Klinikën e Mjekësisë Sportive janë vaksinuar 100% e stafit, mungojnë infermierët

Klinika e Mjekësisë̈ Sportive kanë staf mjaftueshëm për të përballuar edhe fluksin e madh të pacientëve, por mirëpresin vendimin e ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejtë të rritet numri i infermierëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë̈ Sportive, Artan Ahmeti, në një̈ deklaratë për media tregoj mbi punën e vazhdueshme që po e bëjnë për trajtimin e duhur të pacientëve me COVID-19.

Sipas tij, me shtimin e stafit të infermierëve mund të shtohen edhe qendra të trajtimit me hapësira më të mëdha.

“Po kapacitetet me mjekë jemi mirë, me stafin infermieria ka deficit të madh dhe për këtë arsye është bërë edhe një kërkesë urgjente që është duke e marrë ministria e Shëndetësie e që shpresojmë që të vijnë një numër i infermierëve të cilët do të na ndihmojnë që të hapen edhe hapësira tjera për hospitalizim” ka thënë ai.

Tutje ai tha se i gjithë stafi shëndetësor në këtë klinikë janë vaksinuar dhe asnjë nuk është i prekur me COVID-19.

“Nuk e di që kemi ndonjë pacient që është staf shëndetësor, e di që janë të vaksinuar 100 % dhe nuk kemi pasur në Mjekësinë Sportive nuk ka qenë asnjë prej stafit i hospitalizuar deri tani”.

Përderisa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar që do të rekrutohen rreth 1 mijë punonjës shëndetësor për të lehtësuar punën dhe ballafaqimin me COVID-19.

Related Articles