Në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut kapen armë e uniforma, Sveçla: Terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia

Në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut kapen armë e uniforma, Sveçla: Terrorizëm i sponsorizuar nga Serbia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të tjera të armëve të sekuestruara në bastisjet që u kryen sot në veri të vendit.

Sveçla tha se në një  aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tri raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

Ai u shpreh se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.

“Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë.”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles