Në Shqipëri lind fëmija i parë afgan, prindërit i vendosin emrin e veçantë shqiptar

Në Shqipëri lind fëmija i parë afgan, prindërit i vendosin emrin e veçantë shqiptar


Në vendin tonë ka ardhur në jetë fëmija i parë afganë. Konkretisht, në spitalin e Lezhës një 27-vjeçare e cila është strehuar në Shqipëri pas luftës në shtetin e saj, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjashtë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilit i ka vendosur edhe një emër shqiptar.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën Alban, që është edhe një nga emrat më të preferuar në vendin tonë.

Mësohet se në spitalin e Lezhës janë të shtruara dhe gra të tjera që pritet të lindin.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën, por numri total që vendi ynë pritet të strehojë është rreth 4000 mijë refugjatë.

Related Articles