Gjykata Supreme ka konfirmuar se ka pranuar një ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet përfundimtare t1% zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka-Lutfiu, ka deklaruar se ankesa është dorëzuar nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.
“Bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, në Gjykatë Supreme, deri më tani, është pranuar një (1) ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës”, ka deklaruar Uka-Lutfiu.
Pas mbylljes së afatit për ankesa, gjykata ka afat pesë ditë që të vendosë për ankesat.
“Afati për paraqitje të ankesës në Gjykatë Supreme është 48 orë, nga pranimi i vendimit të PZAP-së, ndërsa afati i vendosjes për këto ankesa, në Gjykatën Supreme, është pesë (5) ditë”, thuhet në përgjigje.
Nga shtatë ankesat që u dorëzuan në PZAP lidhur me këto rezultate, u aprovua vetëm ajo e Listës Serbe lidhur me përfshirjen në rezultatet përfundimtare. Gjashtë të tjerat, përfshirë edhe këtë nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës u rrëzuan.
Rezultatet përfundimtare u shpallën të shtunën, teksa pas vendimit të Supremes për ankesat që mund të pranohet, hapat edhe rruga për certifikim të rezultateve.
