Në takimin Rama-Scholz, caktohet 16 tetori si datë kur mbahet samiti i Berlinit në Tiranë (VIDEO)

Në takimin Rama-Scholz, caktohet 16 tetori si datë kur mbahet samiti i Berlinit në Tiranë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Scholz ka bërë të dityr se 16 tetori është caktuar si datë kur do të mbahet samiti i Berlinit në Tiranë.

“Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo është një nga detyrat e saj shumë të mëdha që duhet ta përmbushë Evropa tani sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane”.

“Prandaj gëzohem që ju ratë dakord të ftoni në Shqipëri samitin e ardhshëm të Berlinit. Përgatitjet tani kanë përparuar dhe më 16 tetor samiti do të zhvillohet. Ky samit për herë të parë do të zhvillohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor”.

Related Articles