Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom Down

Nëna dyshon se një qendër trajtimi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj me Sindrom Down

Një 6 vjeçare nga Lipjani, e diagnostikuar me Sindromin Down po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht nga një qendër.

Nëna e saj Lumturije Mehmeti po akuzon një qendër në të cilën vajza e saj kishte marrë trajtim se e keqtrajtuan fizikisht.

Ajo thotë se për këtë filloi të dyshojë kur në trupin e vajzës panë shenja dhune.

Mehmeti tregon se ka vite që e ka dërguar vajzën për trajtim aty, por dyshimet u shtuan kur në këtë qendër pati ndryshim të stafit.

Por nëna e 6 vjeçare thotë se u konfrontua verbalisht me stafin dhe menaxhmentin e qendrës Smile, të cilët sipas saj më vonë edhe e kërcënuan.

Këto akuza, po i hedhin poshtë nga Qendra.

Prapa kamerës, nga ky institucion i thanë televizionit se janë vet ata që rastin e kanë denoncuar  në polici pasi që zonja në fjalë ka thyer rregullat e qendrës  dhe se me të janë duke u marrë organet kompetente.

Aktualisht me këtë rast po merren organet e rendit.

Related Articles