Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua në Lipjan pasi që e njëjta e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e saj 6-vjeçar, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas kësaj, fëmijës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërkaq e dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.