Nëna në Prishtinë çon djalin e saj në Polici, thotë se ndihet e rrezikuar nga veprimet e tij

Nëna në Prishtinë çon djalin e saj në Polici, thotë se ndihet e rrezikuar nga veprimet e tij

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Mehmet Gjevori’ në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se 60-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se ndihet e rrezikuar dhe e kërcënuar nga veprimet e dhunshme të të birit.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari ka ërë veprime të dhunshme duke goditur orenditë shtëpiake dhe dyert e shtëpisë.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar edhe motra e të dyshuarit, ndërkohë që 31-vjeçari është shoqëruar në stacion policor.

Para hetuesve policorë, ai ka bërë me dije se posedon një armë me leje dhe më pas e njëjta është konfiskuar për shkaqe sigurie.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles