Nëna në Skenderaj rrah vajzën e mitur me kabllo të fshesës elektrike – Ja arsyeja

Nëna në Skenderaj rrah vajzën e mitur me kabllo të fshesës elektrike – Ja arsyeja

Një nënë në Skenderaj dyshohet të ketë rrahur vajzën e saj të mitur me kabllo të fshesës elektrike kjo pasi vajza mungoi disa ditë në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur në një familje në rrugën ‘Spahiu’ në Skenderaj, ku një grua dyshohet se ka rrahur brutalisht vajzën e saj të mitur.

Palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjen, raporton “Sinjali”.

Bazuar në dëshminë e nënës, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të vajzës së saj në shkollë dhe më pas e ka rrahur duke e goditur me kabllo të fshesës elektrike.

Si pasojë e kësaj, 17-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj e më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të nisin hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles