Nënkryetarja e Bordit të RTK-së kritikon ish kolegët e saj që u dorëhoqën: Brengë e tyre ishte karriera personale, jo RTK

Nënkryetarja e Bordit të RTK-së kritikon ish kolegët e saj që u dorëhoqën: Brengë e tyre ishte karriera personale, jo RTK

Dorëheqja e ish-kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe antares Arta Berisha, ka ngjallur reagime të shumta.

Nënkryetarja e këtij Bordi, Albulena Mehmeti i ka kritikuar ish kolegët e saj duke thënë se “brenga e të dy anëtarëve nuk ka qenë RTK por karriera e tyre personale”.

Sipas saj, ish kryetari i Bordit, nuk ka dhënë dorëheqje ashtu siç ia kërkon Ligji i RTK-së, që anëtarët e Bordit mund të japin dorëheqje duke njoftuar me shkrim Bordin të paktën tre muaj përpara.

Ajo tutje shton se Boletini e ka njoftuar publikun me shkrim por jo edhe antarët e Bordit.

Mehmeti më tej ka thënë se dy anëtarët e dorëhequr në mbledhjen e fundit kanë bërë presion që vetëm një kandidat të votohet për t’u zgjedhur Ud drejtor i përgjithshëm i RTK-së.

“Në këtë pikë, më duhet të sqaroj se në mbledhjen e fundit ne si bord duhet të zgjidhnim UD drejtorin e përgjithshëm, për të cilin dy anëtarët e dorëhequr bënin presion që vetëm një kandidat të votohet, edhe pse në mbledhje u propozuan dy kandidatë, mirëpo kandidati i dytë nuk u hodh në votim nga ish-kryesuesi i Bordit. Pse gjithë kjo zhurmë dhe panik nga ish-kryetari i bordit Besnik Boletini dhe ish- anëtarja Arta Berisha?”- ka ngirtur pikëpyetjet ajo.

Tutje nënkryetarja e Borditka folur edhe për lajmin e publikuar në RTK, si citim i “Slobodna Bosna”.

“Sa i takon lajmit të publikuar në RTK si citim i Slobodna Bosna kjo është një çështje e qartë tanimë. Mirëpo, mendoj se nuk është në detyrë të bordit të RTK të plotësojë as edhe kërkesat e as teket e asnjë portali privat për si menaxhohet nga brenda RTK dhe se çfarë vendos të transmetojë e çfarë jo dhe si të marr masat. Ekzistojnë organet kushtetuese që kontrollojnë punën e transmetuesit publik, ndryshe nga rasti i portaleve që s’i kontrollon kush as për financat as për materialet video, ekzistojnë gjykatat po ashtu, dhe nuk ka asnjë nevojë të krijohet një panik kaq i madh mbi një temë të tillë”, ka shkruar Mehmeti. /Gazeta Enigma

Related Articles