Nënkryetarja e PDK-së: Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do të kenë mbështetjen që e meritojnë

Nënkryetarja e PDK-së: Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do të kenë mbështetjen që e meritojnë

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, tha sonte se PDK po hapet dhe po reformohet, por nuk tjetërsohet.

Duke iu përgjigjur çdo zëri kritik, ajo thotë se në PDK është që nga themelimi.

“Gratë e vajzat e reja që po i bashkohen PDK-së do ta kenë mbështetjen dhe hapsirën që e meritojnë. Nuk ka rrugë tjetër”, ka shkruar Çitaku.

“Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë. Por, rrugëtimi ynë nuk ndalet. E unë, si një grua që ka gëzuar mbështetje e privilegje nga PDK në këto 23 vite, suksesin më nuk e peshoj me pozicionin tim. Sukesin tim e peshoj me mundësitë që do të krijojmë për gratë e vajzat e reja. Nuk kemi me u ndalë. Bashkë. 50|50”, tha Çitaku.

Related Articles