Nga raportimet e klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me coronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar virusin.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tetë raste të reja me coronavirus, pas testimit të, 2,274 mostrave.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 12 pacientë. Aktualisht në vendin tonë janë 314 raste aktive me coronavirus.
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë, 4,019 vaksina kundër coronavirusit.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1,630,082 doza të vaksinës.
Deri tani dy dozat e vaksinës i kanë marrë 768,564 qytetarë apo mbi 42 për qind e popullsisë.
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve./Gazeta “Enigma”/