Nëntë pacientë të konfirmuar me COVID-19, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK). Ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post- COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Në Klinikën Infektive po trajtohen katër pacientë, ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë po hospitalizohen 28 pacientë post-COVID dhe në Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive është një pacient i spitalizuar. /Gazeta Enigma/.