Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në roët e mbrëmjes të së hënës në fshatin Gllaviqicë të Pejës ku janë lënduar nëntë persona.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.
Këto janë pamjet e aksidentit të postuara nga një medium lokal: