Ministria e Shëndetësisë para dy ditësh bëri me dije se në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste infektimesh me variantin Omikron.
Njëri nga këta qytetarë u trajtua në Klinikën Infektive prej disa ditësh.
Në fakt, ky pacient së bashku me gruan e tij, të cilët kishin ardhur për pushime nga Amerika në Kosovë, tek këtu u konfirmuan të infektuar dhe me llojin Omicron.
Drejtuesi i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha se pacienti në fjalë ka qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës anti-COVID dhe manifestimet klinike kanë qenë të lehta.
Pos këtyre dy rasteve të importuara nga SHBA, kaq janë edhe nga Anglia, një nga Franca dhe katër nga Mitrovica.
Aktualisht në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen katër pacientë me COVID-19, por jo të llojit Omicron.