Nëntë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi, VV: Nuk donim negociata për çështje të brendshme të Kosovës

Nëntë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi, VV: Nuk donim negociata për çështje të brendshme të Kosovës

Sot janë bërë nëntë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi, e nënshkruar në atë kohë nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nga Serbia.

Ndërsa, Vetëvendosje rithekson se marrëveshja e 19 prillit 2013 shkel në tërësi karakterin shumëetnik të kushtetutës, por sipas tyre edhe parimin e vetëqeverisjes lokale, organizimin.

Ndër të tjera, Vetëvendosje thekson se është evidente që Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra-tjetrën prandaj edhe nevojitet njohje reciproke ashtu edhe siç e ka theksuar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Kjo njohje duhet të vijë nga një dialog parimor e transparent ndërmjet palëve të barabarta, ku – ashtu siç është përcaktuar në rezolutën e OKB-së për dialog – përfitues duhet të jenë qytetarët”.

“Kemi kundërshtuar jo sepse nuk donim kurrfarë dialogu me Serbinë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, por sepse nuk donim negociata politike për çështje të brendshme të Kosovës. Për më keq, këto bisedime politike, e që në fakt ishin negociata për çështje të brendshme, udhëhiqeshin nga njerëz të kompromiseve me Serbinë. Ishin pa parime, pa kufizime dhe pa transparencë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Related Articles