Profesori amerikan në universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir ka shkruar rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk angazhohen për zgjidhje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, veriu do të jetë vazhdimisht problem.
Ai thotë se barrikadat momentalisht janë vazhdimësi e problemeve të mëparshme si targat dhe largimi prej institucioneve.
“ShBA dhe BE duhet të angazhohen maksimalisht për zgjidhje përfundimtare”, shkroi ai.