Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Stuart Peach nesër do të takohet me liderët shtetërorë të Kosovës.
Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina e ka konfirmuar për Gazetën Enigma se Peach do të takohet me presidenten Osmani nga ora 11:00
Paraprakisht i dërguari i Britanisë së Madhe e ka vizituar Serbinë.
Atje është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq..
Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.