Nesër do të organizohet një marsh për të kërkuar drejtësi për 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili u shkel me veturë dhe u rrah brutalisht për vdekje nga dy persona më 13 janar.
Vendtakimi do të bëhet në ora 13:00 në vendin ku u vra Lulzimi.
Kështu ka njoftuar aktivistja Zana Avdiu.
“Bejni share, dhe ftoni te gjithe te bashkohen ne kete marsh per drejtesi, ne perkrahje te familjes se Lulzimit!”, ka shkruar ajo.