Nesër në Bruksel do të mbahet një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Nesër në Bruksel do të mbahet një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Burime të Tëvë1 bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku nesër pritet të takohet me drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas të njëjtave burime, një nga temat e diskutimit në këtë takim do të jetë edhe çështja e personave të pagjetur.
Ky takim shënon të parin pas vizitës së Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, në Kosovë dhe Serbi.
