Blerand Kadrijaj, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës i cili është vrarë mbrëmë në Pejë do të varroset ditën e nesërme.
Familjarët e Kadrijajt kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 16:00, në fshatin Rastavic të Deçanit.
Ndryshe, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali në shkollën Ekonomike “Ali Hadri”, në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj, të dy zyrtar të PDK-së.
Prokuroria tashmë ka nisur hetimet dhe nga vendi i ngjarjes ka konfiskuar dy armë.