Neuer: Tre herë jam diagnostifikuar me kancer

Neuer: Tre herë jam diagnostifikuar me kancer

Portieri i Bayern Munchen dhe i kombëtarës gjermane, Manuel Neuer, ka zbuluar detaje tronditëse për shëndetin e tij.

Neuer tha se ishte diagnostifikuar tre herë me kancer.

Ai theksoi se tre herë ishte nënshtruar operacionit.

“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrën time, i cili më shtyri t’i bëjë tre operacione”, tha ai për gazetën gjermane Bild.

Por, ky fakt nuk e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës “Qatar 2022”, që fillon më 20 nëntor.

Këto informacione, 36-vjeçari i zbuloi për herë të parë.

Related Articles