Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë të ditur se së shpejti do të rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germain-it.
Lojtari i kombëtarës braziliane ka thënë se po ndihet mirë te ekipi francez dhe për këtë arsye do të vazhdojë të mbetet pjesë e tij.
Kontrata e tij me PSG-n vlen deri vitin tjetër kurse pas rinovimit pritet të jetë pjesë e klubit të paktën deri në vitin 2024.
“Rinovimi i kontratës me PSG-n, më nuk është çështje. Përfundimisht, ndihem shumë mirë këtu, si në shtëpinë time. Jam më i lumtur se më parë”, është shprehur sulmuesi i klubit Paris Saint-Germain-it.
Braziliani është pjesë e ekipit nga Ligue 1 prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh. Këtë sezon, ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Ekipi nga kryeqyteti francez është kualifikuar për gjysmëfinale të ligës së kampionëve pasi kanë mposhtur mbrëmë kampionin gjerman Bayern Munich.