Nga 1-0 në 1-3, Manchester City fiton me rikthim ndaj Evertonit

Nga 1-0 në 1-3, Manchester City fiton me rikthim ndaj Evertonit

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Evertonit si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.

Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë me Julian Alverez, por që në të dyja rastet Jordan Piscford priti gjuajtjen e tij.
Në anën tjetër, në rastin e parë, Everton arriti të shënojë, ku Dwight McNeil asiston te Jack Harrison i cili shënoi për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Phil Foden me një gjuajtje të fortë nga distanca arriti të shënojë për 1-1.

Në minutën e 64-të, Julian Alvarez shënoi për 2-1 nga penalltia për t’i dhënë epërsinë Man Cityt.

Para se të mbyllej koha e rregullt, Bernardo Silva shënoi për 3-1, duke ia siguruar fitoren skuadrës së Pep Guardiolas.

Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, Man City arriti të marr fitoren e 11-të sezonale, duke shkuan në pozitën e katërt me 37 pikë.

Related Articles