Nga çka varet rritja e pagave për mësimdhënësit ? – Flet Nagavci

Nga çka varet rritja e pagave për mësimdhënësit ? – Flet Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka deklaruar se rritja e pagave për mësimdhënësit do të varët nga të hyrat vjetore të shtetit.

Nagavci theksoi se mësimdhëniesit me ligjin e ri të pagave do të kenë trajtim më të dinjitetshëm dhe se kofecienti i planifikuar për këto kategori do të jetë më i lartë se që ka qenë me ligjin paraprak.

Ministrja nuk pranoi të flasë për shifra, mirëpo siguroi se mësimdhënësit do përfitojnë rritje të konsiderueshme të pagave për të gjitha nivelet.

Kjo sipas saj do të bëhet duke marrë për bazë buxhetin e vendit për vitin e caktuar, projektligji do të  rregullojë pabarazitë e madhe të sektorit publik.

Tutje, ajo vlerësoi se Sindikata e Bashkuar e Arsimit me vendimin për grevë i ka futur nxënesit në mes duke sjellë “shqetësim dhe trazim të familjeve”.

“Kur bëhet fjalë për fëmijët brenga është shumë herë më e madhe”, u shpreh ajo.

Related Articles