Dy binjake të bashkuara në një trup, kanë treguar se përballen me shumë sfida në jetën e tyre.
Kur lindën, mjekët i i thanë prindërve se mund të jetonin vetëm 3 ditë e më pas do të ndërronin jetë, por Lupita dhe Carmen Andrare tani 22 vjeç, sfiduan shanset dhe jetojnë së bashku, ku ndajnë të njëjtin legen, sistem riprodhues, mëlçinë dhe qarkullimin e gjakut.
Ato kanë mësuar të jetojnë së bashku, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për seksin. Ndërsa Carmen ka një të dashur të quajtur Daniel, të cilin e takoi në aplikacionin e takimeve Hinge, Lupita identifikohet si aseksuale.
Carmen, e cila është me origjinë nga Meksika, por tani jeton në SHBA, tha për median Femail: Padyshim që do të isha transparente për gjithçka… Ishte një proces mësimi për të gjithë. Patjetër që duhej të diskutonim se cilët janë kufijtë që duhet të respektojmë.
Pavarësisht se janë në një lidhje, Carmen dhe Daniel nuk kryejnë marrëdhënie dhe fokusohen në lidhjen e tyre.
Ndërsa kur vjen mundësia për të fjetur bashkë me Danielin, Carmen ka thënë për Today: Është qesharake sepse qëndroj zgjuar më vonë se Lupita, por kur flemë me Danielin më zë gjumi shpejt, dhe ai qëndron zgjuar duke folur me të. Ndonjëherë ndihem keq sepse dua të kaloj kaq shumë kohë me Danielin. Pra, ne përpiqemi të arrijmë me kompromise. Për shembull, Lupita do të zgjedhë se ku do të dalim për darkë, ose çfarë aktiviteti do të bëjmë.
Carmen tha se martesa nuk është në planet e saj, por pranoi se do të preferonte të kishte gjithmonë pranë partnerin e saj.
“Daniel dhe unë i duam fëmijët, por nuk duam të kemi një tonin. Lupita dhe unë nuk mund të mbetemi shtatzënë, ne kemi endometriozë dhe gjithashtu kemi një bllokues hormonal që na pengon të kemi menstruacione”, u shpreh Carmen.
Tani për tani, motrat janë të fokusuara në karrierën e tyre.
Si Carmen ashtu edhe Lupita kanë ambicie të ngjashme në jetë, pasi shpresojnë të bëhen veterinere në të ardhmen. Gjithashtu ato eksplorojnë pasionin për modën, duke bërë veshjet e tyre.
Binjakeve u është thënë se ndarja e tyre mund të rezultojë me vdekje ose vite të tëra në kujdes intensiv, por ato janë mësuar të kalojnë gjithë kohën së bashku.
“Ne kemi qenë të bashkuar gjatë gjithë jetës sonë, kështu që nuk është se na mungon pavarësia jonë. Është gjithçka që kemi ditur ndonjëherë”, u shprehën binjaket.