Kosova nga nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”.
Sipas vendimit të ekzekutivit, nga 1 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje dhe dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.
Ky dokument do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore, njofton policia.
Të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë e kanë procedurë të njohur këtë.
Ata në kufi marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.